Rreth nesh

MH studio është një shërbim interpretimi dhe përkthimi që përfshin përkthimin e përmbajtjes nga një gjuhë në tjetrën. Ne jemi të specializuar në përkthim në fusha të tilla si Ligjore, Teknike, Publikime mediatike, IT & Softuer, Shitje, Video lojëra, Automobilistike dhe shumë sektorë të tjerë.

Majlinda Gjylbegaj

Përkthyese

Me mbi 20 vite përvojë në fushën e përkthimeve , redaktimeve, plotësim formularësh dhe këshillime.
Përkthyese e Njohur nga Ambasada Italiane, dhe nga Ministria e Drejtësisë me Nr licenze N.395

Saktësi, korrektësi dhe shpejtësi ne :

• Përkthim i dokumenteve ligjore

• Përkthim i akteve noteriale, nga italishtja në shqip dhe anasjelltas.

• Këshillim në plotësimin e formularëve të ndryshëm për Ambasadën Italiane në Tiranë.

• Përkthyes/ Interpret në Gjykata , Gjendje Civile, Zyra Noterie etj

Helena Danja

Përkthyese

Me mbi 20 vite përvojë në fushën e përkthimeve te gjitha tipologjive te dokumenteve.
Përkthyese e Njohur nga Ministria e Drejtësisë me Nr licenze N. 47

Saktësi, korrektësi ne përkthimin e dokumentacioneve te ndryshme ligjore, mjekësore, teknike etj
Përkthime te njohura nga ambasada:

• britanike,

• amerikane,

• australiane,

• irlandeze etj

• Përkthyes / Interpret në Institucione te ndryshme shtetërore .

Ermir Jacellari

Ekspert Emigracioni

Me mbi 20 vite përvojë në fushën e vizave dhe emigracionit!
Nga fillimet në Ambasadën Britanike në Tiranë, e deri te drejtimi i shërbimeve të autorizuara outsourcing nga emigracionet Australiane, Britanike, Amerikane e të tjera – ofrojmë ekspertizë profesionale për:

– Plotësimin korrekt të aplikimeve për vizë

– Këshillim të personalizuar për çdo çështje emigracioni

– Sistemimin dhe përgatitjen e dokumentacionit mbështetës

– Shërbim i besueshëm. Eksperiencë reale. Rezultate konkrete.

Adjola Shtembari

Perkthyese

Me mbi 15 vite përvojë në përkthimin e gjuhës greke.
Përkthyese Zyrtare e njohur nga Ministria e Drejtësisë.

Saktësi, përgjegjësi dhe profesionalizëm në:

• Përkthimin e dokumenteve ligjore, administrative dhe profesionale

• Përkthyese e certifikuar nga Global Translation Institute në kombinimet gjuhësore greqisht–anglisht–shqip

• E specializuar në fusha si biznesi, financa, shëndetësia dhe dokumentacioni teknik

• E përkushtuar për të garantuar qartësi, saktësi dhe respektim të nuancave kulturore në çdo përkthim

Redaktorë profesionistë dhe kompetentë kontrollojnë tërësisht çdo punë përkthimi për të arritur cilësinë më të lartë të mundshme. Ne jemi të përkushtuar ndaj përkthimit me cilësi të lartë të bërë vetëm nga përkthyes profesionistë dhe me përvojë, me njohuri të gjera të bizneseve dhe terminologjisë përkatëse.

Nëse përdorni internetin, mund të na kontaktoni përmes postës elektronike. Kjo është një mënyrë shumë e shpejtë dhe e përshtatshme për te ardhur pranë nesh. Besueshmëria është gjithmonë e rëndësishme për ne. Ne gjithmonë respektojmë afatet për të gjitha porositë nga klientët tanë.

Ekipi i MH studio ka staf aftësi dhe kualifikim përkatës të nevojshëm për të trajtuar projekte që kërkojnë një studim me të thellë të fjalorit te industrive specifike.

MH studio lindi si ofrues i shërbimit të përkthimit dhe, për të përmbushur kërkesat e klientëve tanë, u zgjerua gradualisht.

Besnikëria dhe mbajtja e klientëve varet nga cilësia e shërbimeve të ofruara.